MENU
klinika

Dorëzon formularin

Nënkryetari i Bashkisë kërkon mandatin, ‘tradhëton’ PD-në

28.03.2019 - 15:58

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka thyer vendimin dhe ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Kandidati i Tiranës, Korab Qamil Lita, i cili është renditur me numrin 21 në listën e PD-së në Qarkun e Tiranës. Sipas burimeve, Lita ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit dhe pret verifikimin për tu ulur më pas në sallën e Kuvendit.

Korab Lita ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mziut.

Pak para tij një tjetër kandidat në radhët e LSI-së, mjeku i njohur Petrit Vargu ka pranuar mandatin Vargu njihet edhe si një nga zërat më kritikë të qeverisë sa i përket sistemit të shëndetësisë dhe gjithmonë ka treguar problematikat me të cilat përballen mjekët.

Gjithashtu, ditën e sotme në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë.