MENU
klinika

Studimi

Nëse keni këto simptoma, stresi po ju sëmur rëndë!

20.03.2019 - 17:12

Amerikanët janë më të stresuar se kurrë, kjo sipas një sondazhi të ‘Asociacionit Amerikan të Psikologjisë.’ Jo vetëm amerikanët! Edhe ti mund të jesh i stresuar, pa i ditur simptomat alarmuese.

Kështu që e mira është që të jeni vazhdimisht të informuar, në mënyrë që të mos ‘goditeni’ nga stresi.

Prandaj KUJDES! Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, stresi juaj mund t’ju sëmurë rëndë.

Pesha juaj fillon të luhatet

Stresi nxit lirimin e kortizolit të hormoneve, gjë që dëmton aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar sheqerin në gjak dhe ndryshon mënyrën se si metabolizoni yndyrën, proteinat dhe karbohidratet, të cilat mund të çojnë në shtimin e peshës ose humbjen e saj“, thotë Shanna Levine, MD mjeke dhe instruktore klinike e mjekësisë në ‘Icahn School of Medicine ‘në Malin Sinai në New York City.

Stresi gjithashtu mund të bëjë që njerëzit të angazhohen në sjellje jo të shëndetshme si për shembull duke ngrënë shumë ose duke e nënvlerësuar ushqimin.

Keni dhimbje koke

Nëse nuk keni vuajtur kurrë nga dhimbja e kokës, por papritmas koka juaj ju dhemb vazhdimisht, mund të jeni shumë të stresuar. Stresi në të shumtën e rasteve është ai që shkakton dhimbjen therëse të kokës.

Ju gjithmonë keni ftohtë

Stresi e ‘shtyp’ (dobëson) sistemin imunitar, gjë që e bën më të lehtë ndikimin e gripit tek ju. “Kur njerëzit janë të stresuar, ata sëmuren ose mund të jetë edhe thjesht një e ftohtë, e cila nuk kalon. Kjo ndodh, sepse sistemi imunitar nuk mund ta ‘shtypë’ virusin“, thotë Dr Levine.

Puçrrat shfaqen sërish…dhe sërish!

Ju mund të keni menduar se puçrrat ishin një ‘makth’ i largët i adoleshencës, por nëse fytyra juaj është papritur e mbushur plot me puçrra, stresi mund të jetë duke ju ‘pushuar’.

Kur jeni të stresuar, trupi juaj shton ‘dozën’ e hormoneve, gjë që ‘imponon’ sipërfaqen e lëkurës që të prodhojnë më shumë vaj. Ky vaj i tepërt së bashku me qelizat e lëkurës së papastër dhe të vdekur shkakton puçrrat.