MENU
klinika

“Netflix” dhe Fremaux negociojnë

Netflix-i nuk do ketë filma as këtë vit

19.03.2019 - 13:41

“Variety” bëri të ditur se edhe në këtë edicion të Festivalit të Cannes nuk do të ketë filma të prodhuar nga “Netflix” në garë.  Vitin e kaluar tema ishte shumë e fortë dhe pati shumë polemika, që nga Festivali i Filmit në Venecia e deri në “Oscar”.


Edicioni i 75-të do të nisë të mërkurën e do të vazhdojë deri më 8 shtator. Këtë vit, ceremonia e hapjes është rezervuar – viteve të kaluara e mbajtur me fitues të “Oscar” si “Gravity”, “Birdman” dhe “La La Land” , për filmin e Neil Armstrongut, “First Man”, i cili ka ribashkuar regjisorin e “La La Land”

Damien Chazelle me yllin Ryan Gosling. Premton tension, skena hapësinore kinetike dhe momente prekëse me gruan e Armstorngut, e cila portretizohet nga Claire Foy, performanca e së cilës tashmë ka nisur të përflitet.

Ndërkohë, pjesëmarrës të tjerë të rregullt të Cannes i janë bashkuar alternativës italiane. Vesterni i Jacques Audiard, “The Sisters Brothers”, ku luajnë Joaquin Phenix dhe Jake Gyllenhall, është imagjinuar më shumë që të shfaqet në Croisette në muajin maj. Filmi i kaluar i Audiard, “Dheepan”, mori çmimet kryesore në festival në vitin 2015, që i parapriu ngrohtë për filmat e tij të tjerë “Rust and Bone” (2012) dhe “A Prophet” (2009). Por “The Sisters Brothers” do të shfaqet për herë të parë në Venecia.

Filmi “Juliette Binoche” nga regjisori francez Olivier Assaya, po ashtu do të debutojë në Venecia. E njëjta strukturë do të jetë edhe për filmat nga regjisori meksikan Carlos Reygadas dhe ai grek Yorgos Lanthimos. Venecia e para do ta shfaqë “The Favourite” të Lanthimos, filmin që flet për Mbretëreshën Anne, ku luajnë Livia Colman, Emma Stone dhe Rachel Weisz.

Regjisorët britanikë kanë filma konkurrues të fortë këtë vit. Mike Leigh, i cili fitoi “Luanin e Artë” me “Vera Drake” në vitin 2004, rikthehet me “Peterloo”, një storie epike e masakrës së vitit 1819 në Manchester.

Filmi “22 July” i Paul Greengrass trajton vrasjet masive të jetës reale: Vrasja e 77 personave nga Andres Behring Breivik, përfshirë edhe fëmijë në kampin veror në Norvegji në vitin 2011. Një tjetër titull i “Netflix” tregon storien prej perspektivës së të mbijetuarit.

Ndërkohë sajti rival i transmetimit “Amazon” është prapa “The Ballad of Buster Scruggs”, një antologji vestern nga vëllezërit Coen, i cili është realizuar si serial televiziv dhe më pas është kthyer në film të metrazhit të gjatë.

Këtë vit në Cannes tri prej 17 vendeve të garës u janë dhënë regjisoreve. Ndërkohë, Festivali i Filmit në Toronto, që pjesërisht mbulon festivalin e Venecias, përfshin filma të rinj nga Claire Denis, Nicole Holofcener, Elizabeth Chomko, Patricia Rozema, Nadine Labaki dhe Mia Hansen-Love.

Po ashtu, do të jetë premierë edhe filmi i Steve McQueen, “Widows”, filmi i të cilit është i pari pas atij që realizoi në vitin 2013, “12 Years a Slave”. Në garë është edhe kolegu i tij, po ashtu fitues i çmimit “Oscar”, Barry Jenkins. Drama e tij “Moonlight”, në vitin 2017 mundi “La La Land”, dhe kësaj radhe ai kthehet me “If Beale Street Could Talk”.