MENU
klinika

“2 gisht mjaltë”

Nga droga te altari, detaje nga filmi i Elvanës

03.03.2019 - 13:08

Më në fund “2 gisht mjaltë” duket se është gati. Ky është një film i shumëpritur nga publiku, ku në rolet kryesore do të jenë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.

Pas klipit të saj më të ri “Tavolina e mërzisë”, fansat e saj janë në pritje të premierës së filmit që u shty për shkak të largimit të Elvanës nga ekrani pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë që filmi pritet lançohet shumë shpejt në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, po zbulohen pak e nga pak detajet apo protagonistët e tjerë që kanë pranuar të bëhen pjesë e skenave komike të këtij produksioni, ku thuhet se trajtohet historia personale e dashurisë së saj, por me nota komike. Vetë Ermali ka publikuar trailer-in në “Instagram”, i cili shfaqet plot ngjyra dhe humor. Por ajo që ka rënë në sy në një prej skenave është dhe prezenca e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Elvana Gjata, Prishtine


Ermali në film quhet Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës. Në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga Policia. Në film, ajo e finalizoi lidhjen e saj me martesë pasi shihet në altar.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain