MENU
klinika

Detajet e projektit

Nga transporti publik deri tek arti dhe kultura, prezantohen 40 shërbimet nga Karta e Studentit

30.03.2019 - 17:41

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se javën e ardhshme do të bëhet prezantimi i kartës së studentit e cila do të ofrojë fillimisht 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës.

“Ne javën tjetër do të prezantojmë Kartën e Studentit për Bashkinë e Tiranës. Arritëm në përfundimin që në një qytet që ka sot dhjetë universitete, disa private, disa publike, disa me faciliteti, le të themi me një kampus të mirëfilltë edhe me shumë që mund të përdoren për shërbime studentore, disa të tjerë më modestë.

Arritëm në konkluzionin që bën më shumë sens që Bashkia e Tiranës, në pamundësi, sidomos të universiteteve publike për të emetuar secili kartën e tyre, ne të kemi kartën studentore. Kështu që për gjithë studentët do të kemi një mundësi që 40 shërbimet që tashmë Bashkia i ka marrë si vendime në Këshillin Bashkiak për t’i ofruar të deduktuara për studentët, të kenë mundësi që të materializohen edhe nëpërmjet një mjeti identifikues.

Dhe unë besoj që duke testuar në Tiranë, ndoshta e kthejmë dhe në një etalon për bashkitë e tjera”, deklaroi Veliaj në konferencën “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, edukim dhe shkenca sociale” të Universitetit Mesdhetar.

40 shërbimet që përfitojnë studentët:

TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)

MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);

GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;

QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);

TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë.

universitet
universitet

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

Qendra Multifunksionale TEN salla falas:

Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë

“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”

BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit!

"Sot jam në betejën më të rëndësishme të jetës time!"

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes