MENU
klinika

Serie A, Java 27

Ngec Lazio, “largohet” nga Champions

10.03.2019 - 22:25

Lazio ka humbur mundësinë më të mirë për të qëndruar në “valle” për një vend në Champions League pas barazimit 1-1 në Firenze me Fiorentinën.

Immobile në minutën e 23-të shënoi për bardhekaltrit, duke gëzuar tifozët lacialë. Miqtë arrijnë ta mbyllin pjesën e parë në avantazh.

Porn ë pjesën e dytë Fiorentina është më kërkuese dhe në minutën e 61-të Muriel barazon shifrat. Madje vendësit edhe mund ta kishin fituar ndeshjen, pasi morën zemër pas golit.

Lazio mbetet në vendin e tetë dhe jo vetëm që largohet edhe më shumë nga zona Champions, por tashmë rrezikon shumë edhe pjesëmarrjen në Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN