MENU
klinika

'Jelekët portokalli' i bashkohen tubimit

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

16.03.2019 - 11:09

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot më datë 16 Mars zhvillohet protesta e opoziës sq bashkuar, ku pritet të bashkohen qytetarë nga gjithë vendi.

Protesta sapo ka nisur në orën 11:00, protestuesit po mblidhen në shehsin para Kryeminstrisë, njerëz të cilët vijnë nga drejtime të ndryshme.

Pas asaj të 16-Shkurtit, protesta e sotme pritet të jetë e dyta më e madhe e opozitës ku njerëz me të njëjtën kërkesë janë mbledhur për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Njerëzit, tashmë duket se janë grumbulluar, dhe pjesë e tyre, siç pritej janë bërë edhe banorët e Astirit, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti për Unazën e Madhe.

Kujtojmë se opozita herë pas here ka organizuar protesta para Kuvendit të Shqipërisë, gjatë zhvillimit të seancave plenare nga ana e mazhorancës.