Ndërsa muaji i parë i këtij vitit ka nisur “dobët”, pasi në arkën e shteti kanë rezultuar 900 milionë lekë më pak se një vit më parë, duket se financat e kanë marrë veten gjatë muajit Shkurt, duke mbledhur rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2018-ës.
Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, në Shkurt 2019 janë mbledhur rreth 68.7 miliardë lekë, ndërsa në Shkurtin e 2018-ës u mblodhën rreth 67.5 miliardë lekë. Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin në rreth 4 miliardë lekë nga 3.5 miliardë që janë mbledhur vitin e kaluar, tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 6.6 miliardë lekë nga 6 miliardë lekë që u mblodhën në Shkurt 2018.
Ndërsa është rritur edhe TVSH e arkëtuar, dhe paralelisht janë rimbursuar 2.3 miliardë lekë. Treguesit që kanë pasur perfomancë negative në të ardhura janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ku janë mbledhur 21.5 miliardë lekë, apo 400 milionë lekë më pak, si dhe akcizat, nga ku janë mbledhur 6 miliardë lekë apo rreth 100 milionë lekë më pak, shkrun scan.
Me rënie prej 800 milionë lekësh paraqiten edhe shpenzimet publike, ku janë paguar rreth 5.7 miliardë lekë për muajin Shkurt.