Besnikët e Trump janë të shqetësuar pasi dëshmia e ish-avokatit të tij Michael Cohen ndaj Kongresit i bëri demokratët të kërkonin më shumë seanca dhe samiti i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un përfundoi pa një marrëveshje.
Asnjë nga këto zhvillime nuk është shkatërrues. Por deklaratat e Cohenit në veçanti dramatizuan disi situatën.
“Ne po shkojmë në vitin më të egër në politikën amerikane që nga Lufta Civile dhe Cohen vetëm e përforcoi këtë ide“, tha Stephen Bannon, ish-shefi strateg i presidentit për The Hill.
Demokratët tashmë kanë njoftuar se do të kërkojnë dëshmi nga Allen Weisselberg, zyrtari kryesor financiar i Organizatës Trump, që Cohen përmendi për përfshirje në organizimin e pagesave të parave për aktoren Stormy Daniels.
Business Insider
Demokratët mund të kërkojnë gjithashtu të sjellin fëmijët e Presidentit Trump, ose dhëndrin Jared Kushner në Kapitol Hill për të dëshmuar.
Fundi i hetimit të udhëhequr nga avokati special Robert Mueller thuhet se është afër. Prokurorët në rrethin jugor të Nju Jorkut po shqyrtojnë financat e presidentit dhe inaugurimin e tij në 2017.
Ekzistojnë edhe të dhëna të tjera shqetësuese në horizont. Ekonomia po ngadalësohet.
“Në përgjithësi, nuk ka debat se presidenti është politikisht i cenueshëm, por ai ka shumë kohë për të përmirësuar shanset e tij për rizgjedhje gjatë 21 muajve të ardhshëm”, tha një ish-zyrtar i administratës Trump, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2020.
Ekspertët ligjorë, dhe disa njerëz të afërt me Trump, thonë se ai ka të drejtë të shqetësohet. Disa mbështetës të presidentit këmbëngulin se rreziqet janë të ekzagjeruara, jo vetëm nga demokratët, por nga media që ata e konsiderojnë “të etur” për të parë rënien e presidentit.
Brad Blakeman, një veteran i Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Xhorxh W. Bush dhe një mbështetës i fortë i Trump u ankua se demokratët po përpiqen të njollosin presidentin duke abuzuar me kompetencat e tyre të mbikëqyrjes.
Por pranoi se kapitali politik i presidentit do të ndikohet nga rezultati i hetimit të Muellerit.
Ndërsa një raport relativisht i padëmshëm nga Mueller mund të demoralizojë demokratët, ndërsa një raport i keq do ta bënte jetën politike të Trump edhe më të vështirë.
Foto e marrë nga KAAB
Por edhe disa republikanë që janë skeptikë ndaj Trump paralajmëruan demokratët të mos presin që njerëzit të mos e mbështesin më Trumpin, madje edhe mes dramës së kësaj jave.
Konsulenti gjigant i GOP i Floridës dhe kritiku i Trump, John ‘Mac’ Stipanovich, tha se mbështetësit e presidentit kishin qenë kaq besnik ndaj tij përmes shumë sulmeve, dhe dukej e pamundur që ata ta braktisnin atë tani.
Por Stipanovich gjithashtu vuri në dukje se mbështetësit e Trumpit nuk janë mjaftueshëm që presidenti të fitojë në 2020, dhe se presidenti fitoi në vitin 2016 me diferencë shumë të vogël.
“Çdo gjë mund të bëjë një ndryshim, sepse kufijtë janë aq të ngushtë”, tha Stipanovich.
Memo është një kolonë e raportuar nga Niall Stanage, kryesisht e fokusuar në presidencën e Donald Trump.