MENU
klinika

Gara

Një femër fiton Konkursin e Dirigjentëve

09.03.2019 - 16:57

Një dirigjente femër ka triumfuar në garën ndërkombëtare të dirigjentëve, mbajtur ne Tiranë.

Një mbrëmje emocionesh dhe arritje artistike do të cilësohej mbrëmja finale e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve.

RTSH dhe Orkestra Sinfonike e saj kanë përmbyllur me sukses të premten e 8 Marsit një ngjarje të madhe artistike. Një konkurs unik për Shqipërinë , por jo për arenën ndërkombëtare muzikore. Tashmë NRTA Conducting Competition është listuar në konkurset ndërkombëtare , fakt ky që e bën vëndin tonë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës serioze.

Pas përballjes së 10 gjysmëfinalistëve në skenën e Universitetit të Arteve , për në natën finale u përzgjodhën 3 finalistë: Andrew Joon Choi- Korea e Jugut, Ji Yujue- Kinë dhe Delyana Lazarova –Bullgari.

Delyana-Lazarova-Bullgari-konica.al

Pas drejtimit të tre konkurrentëve juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të botës nderoi me çmimin e parë dirigjenten Delyana Lazarova. Një dirigjente e re në moshe por me një ekperiencë në drejtim me orkestra të rëndësishme si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë e Azi. Ajo është përzgjedhur si dirigjente edhe në Festivalin Aspen Music që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

E emocionuar Delyana falenderoi të gjithë muzikantët e Orkestrës së RTSH-së duke shpresuar që të rikthehej sa më shpejt që të drejtojë një koncert të vërtetë me këta artistë të jashtëzakonshëm. Gjithashtu , Lazarova vlerësoi edhe kolegët e saj dirigjentë të cilët ishin vërtet shumë të talentuar.

Kryetari i kësaj jurie, Mjeshtri i Madh Zhani Ciko u shpreh se për jurinë ishte shumë e vështirë të merrte vendim kur ke të bësh me talente të tilla ,ndaj çmimin e dytë juria e ndau midis Andrew Joon Choi dhe Ji Yujue.

Nga data 2 deri më datë 4 Mars 75 dirigjentë nga 35 shtete të ndryshme të botës kanë drejtuar Orkestrën Sinfonike të RTSH-së , e cila është vlerësuar si një pasuri e vyer tashmë jo vetëm në vend por në të gjitha trojet Shqiptare. Një orkestër e cila ka marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë personalitetet e muzikës që kanë bashkëpunuar me të.

Po ashtu me nota maksimale kanë vlerësuar muzikantët e kësaj orkestre edhe juria e cila kishte në përbërjen e saj emra të muzikës botërore si:

-Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh

-Vittorio Parisi – Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi ,Milano.

-Bernt Bauge- Menaxher i Filarmonisë së Bergen, Norvegji

-Gyorgy Igric –Drejtor Artistik i Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari

-Maurizio Cocciolito –Drejtor Artistik i Solisti Aquilani

Kujtesa ndaj kompozitorit tonë të shquar Nikolla Zoraqi e bëri edhe më domethënës këtë konkurs, ku një nga veprat e tij emblemë e cila ka korrur sukses jo vetëm brenda vëndit kur është interpretuar por edhe jashtë saj, duke sjellë kështu shpirtin kombit tonë nëpërmjet harmonisë dhe melodisë. Uvertura festive është luajtur 3 herë nga dirigjentë të kombësive të ndryshme, në 3 forma të ndryshme dhe nga një orkestër e vetme.

Përveç, Uverturës Festive të Zoraqit, 3 finalistët drejtuan dhe nga një kohë nga sinfonitë e kompozitorëve të mëdhenj si Dvozhak, Brams dhe Shuman duke spikatur kështu në stilin dhe karakterin e gjithësecilit .

Për të gjithë artdashësit finalja e madhe e këtij konkursi u transmetua direkt nga RTSH MUZIKË, si një kanal I dedikuar muzikor në tërësi ,por që tregon një kujdes të veçantë ndaj muzikës serioze si një vlerë e jashtëzakonshme në ushqimin shpirtëror.

RTSH ndërmori këtë nismë kurajoze për të realizuar një ngjarje të përmasave kaq te mëdha, ne bashkëpunim edhe me Classics Management, duke treguar se i përgjigjet kërkesave te publikut duke treguar vemendje te veçantë ndaj artit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit