MENU
klinika

Kompozitori i njohur, Ferdinand Deda

Një student udhëhiqte orkestrën e RTSH-së

28.03.2019 - 19:29

Ferdinant Deda, kompozitori i njohur, i lindur në Peqin, më 5 shkurt të vitit 1941, ishte një mjeshtër i madh i punës.

Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960, Deda studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.

Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.

ferdinand deda--konica.al
ferdinand deda–konica.al

Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinand Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH.

Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

kompozitori deda
kompozitori deda

Ferdinand Deda, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në fushën e muzikës, ka dirigjuar regjistrimin e muzikës për një numër të madh filmash artistikë shqiptarë, ndërsa ka qënë kompozitor i muzikës së një sërë filmash artistikë e vizatimorë. Si dirigjent, ai ka drejtuar regjistrimin e muzikës në rreth 95 filma artistikë shqiptarë si dhe ka kompozuar muzikën e filmave si, “Cirku në fshat”, “Zambakë të Bardhë”, si dhe të filmave vizatimorë “Pika e ujit” “Mi-re-la” etj.

U nda nga jeta me 22 gusht 2003 ne Stamboll Turqi.

/Bionelda Skonja