MENU
klinika

Provojeni!

Një veprim dhe lëkura juaj do të shkëlqejë!

31.03.2019 - 18:52

E adhuroni kafen dhe nuk mund ta nisni ditën pa të?

Nuk jeni të vetmit, por kafeja ka edhe shumë benefite përtej zgjimit në mëngjes. Për të gjithë ata që nuk e dinë, mbetjet e kafes në fund të filxhanit pas konsumimit e bëjnë fytyrën të shkëlqejë nëse aplikohen në lëkurë.

Gjithashtu, kafja mund të aplikohet në trup sepse shërben si ‘scrub’. Ndër të tjera në artikull e ‘Times of India’ tregohet se kafeja largon skuqjet, ul ënjtjet në kyçe dhe e bën më të tendosur lëkurën.

Herën tjetër kur të konsumoni kafen tuaj, mos harroni të ruani mbetjen në fund të filxhanit. Na besoni kur ju themi se ndryshimi do jetë i menjëhershëm dhe surprizues.