MENU

10 vendet që kryesojnë listën

Njihuni me qytetin më ekonomik evropian për t’u vizituar

15.03.2019 - 14:26

Keni planifikuar pushime në një nga qytetet europiane? Përpara se të planifikoni ku të shkoni njihuni me kulturën, ushqimin apo historinë e atij vendi.

Vërtet faktorët e sipër-përmendur janë të rëndësishëm, por është një faktor tjetër edhe më i rëndësishëm të cilit duhet t’i kushtojmë vëendje.

Bëhet fjalë për koston që na nevojitet për të shpenzuar.

Përshembull në Mbretërinë e Bashkuar, Posta Mbretërore ka postuar barometrin vjetor të kostove të qytetit, duke postuar çmimet nga kostoja e një kafeje, deri tek tarifat e hyrjes së galerive, si dhe çmimin për dy netë akomodim me tre yje për dy të rritur.

Qyteti që kryeson listën ndodhet në Lituani dhe quhet Vilnius.

Kapitali i Lituanisë është i njohur gjithashtu për qytetin e tij piktoresk të vjetër mesjetar, arkitekturën baroke, artin në rrugë dhe historinë e larmishme. Zyra e Postës raporton se në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti i qytetit për në qendër më vetëm 1,75 funta ($ 2.28), plus dy netë akomodimi në një hotel me tre yje për dy të rritur do t’ju kushtojë vetëm £ 70 ($ 91).

Në anën tjetër të spektrit, Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, është qyteti më i shtrenjtë në Evropë.

Kjo do të jetë pak e çuditshme për ata persona që nuk e kanë vizituar këtë vend por Islanda, vendi i akullit dhe dëborës, është e njohur për të qenë e shtrenjtë.

Mundësitë e tjera tepër ekonomike për t’u vizituar, janë Beogradi, Serbia – ku arkitektura sovjetike është e vendosur pranë ndërtesave të arteve të reja dhe një shishe birrë lokale do ju kushtojë vetëm 1,89 £ (2,46 $). Europa Lindore është një nga rajonet më të lira në Evropë, tregon barometri – një udhëtim në Varshavë në Poloni, numri tre në listë, do të kushtojë 160.35 euro, ndërsa Bukureshti në Rumani, i renditur në vend të pestë, do ju kushtojë rreth £167,74, për një fundjavë.

Bratislavia në Sllovaki, Moska në Rusi dhe Praga në Republikën Çeke renditen në top 10-shen, ndërsa Budapesti në Hungari renditet në vend të 11-të.

Në listën e mëposhtme janë renditur top 10 vendet të cilat janë më ekonomike për t’u ‘’arratisur’’ gjatë fundjavave:

Vilnius, Lituani – £ 147.35 ($ 191.92)

Beograd, Serbi – £ 151.57 ($ 197.41)

Varshavë, Poloni – £ 160.35 ($ 208.85)

Stamboll, Turqi – £ 166.83 ($ 217.29)

Bukureshti, Rumani – £ 167.74 ($ 218.47)

Porto, Portugali – £ 172.60 ($ 224.80)

Riga, Letoni – £ 178.60 ($ 232.62)

Bratislavë, Sllovaki – 182,02 $ (237,07 $)

Moska, Rusia – £ 186.87 ($ 243.39)

Pragë, Republika Çeke – £ 190.19 ($ 247.71)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN