Noizy ishte mysafiri special në koncertin ku u shitën të gjitha biletat në “Lanxess Arena”.
Një prej arenave më të mëdha në Evropë nuk arriti që të përmbushë të gjitha kërkesat për koncertin e Raf Camoras dhe Bonez MC, dy superyjeve evropianë të hip hopit dhe dancehallit.
Noizy dhe Raf Camora dallohen për miqësinë e tyre dhe kujtojmë se verën e kaluar sollën bashkë hitin e madh, “Toto”.
Raf Camora qëndroi gjatë verës edhe në Kosovë ku performoi në disa vende si Hangover dhe Zone.
albumet “Palmen Aus Plastik 1” dhe “Palmen Aus Plastik 2” me Bonez MC dhe albumin solo “Anthrazit”.
Për Noizyn ky është suksesi më i ri në arenën ndërkombëtare dhe një respekt më shumë për të në skenën e hip hopit gjerman, si një artist i vlerësuar në hip hop dhe dancehall.