MENU
klinika

Kongresi i Partisë Socialiste

“Nuk i kam tradhëtuar qytetarët”/ Rama i mohon opozitës pushtetin në tavolinë

23.03.2019 - 13:11

Gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u zyrtarizua Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën.

Kryeministri tha se nuk ka pushtet në tavolinë, ndërsa sipas tij nuk ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë gjuhen dhe kemi parë kur kanë sulmuar parlamentin. Ajo parti ka humbur sot fillin. Kemi parë kur kanë sulmuar qeverinë dhe policinë e Shtetit. Kanë sulmuar reformën në drejtësi sa herë nxjerr jashtë prokurorë e gjykatës të korruptuar.

rama-veliaj-konica.al
rama-veliaj-konica.al

Kemi parë që kanë sulmuar Shqipërinë jashtë. Nuk ua kemi kthyer sy për sy e kemi duruar pafund për fshirë edhe kadrinjte e tyre mediatikë. U kemi duruar baltën, vezët e bojën, por ka qenë e kotë. Ata kanë zgjedhur të na gjuajnë me gurë në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur të na mbytin si i mbyturi që të mbyt.

Në vend se të vinin mend pas disfatës të dy viteve të para kanë dalë mendsh fare. Mendojnë se duke kthyer Shqipërinë në rrumpallën e sherrit e konfuzionit ndërkombëtarët do u japin pushtetin në tavolinë. Ta harrojnë. Kam bërë edhe gabime, por kurrë nuk kam tradhtuar dhe nuk tradhtoj besimin për të bërë Shqipërinë që duam. Vetëm zyra është e imja, pasi pushteti është i juaji”– tha Rama.

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!