MENU

TEC-i i Korçës

“Nuk ka asnjë autorizim por miratim të investimit strategjik”

10.03.2019 - 15:14

Pas letrës së kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo drejtuar ministrave të Ramës, Blendi Klosi dhe Belinda Balluku për të mos autorizuar ndërtimin e TEC-it të Korçës, vjen reagimi i njërit prej tyre.

Përmes një statusi në Facebook, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi thotë se nuk ka asnjë autorizim, e jo më leje për këtë projekt.

Ai thotë se është miratuar në parimi një investim strategjik, por pa pasur një projekt të standarteve të BE-së nuk ka shanse që aty të nisë puna.

Klosi-konica.al
Klosi-konica.al

Statusi i plotë:

TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!

Klosi-statusi-konica.al