MENU
klinika

Arsyeja

Numri i të shpërngulurve, Shqipëria shënon rekord

11.03.2019 - 14:40

Sipas të dhënave të marra nga data baza e Bankës Botërore dhe të përpunuara e ilustruara nga portali i të dhënave “Our World in Data”, vetëm në 2017 rreth 3500 persona në Shqipëri janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Në analizë janë marrë të gjitha shtetet e botës, ku Shqipëria shënonte numrin më të lartë të të shpërngulurve në rajon.

Numri i të shpërngulurve në rajon:

-Në Serbi dhe Mal të zi ishte përkatësisht 42 dhe 2
-Në Greqi, ishte 800
-Në Kroaci, ishte 230

Numri i të shpërngulurve në Evropë:

-Numrin më të lartë e shënon Franca me 21 mijë raste
-Itali me vetëm 2100 raste më pak se Shqipëria

Sa ishin kostot ekonomike:

-Në 2018 ishin rreth 107.7 miliardë dollarë në të gjithë botën
-Në 2017 ishin rreth 144.1 miliardë dollarë

Ku renditet Shqipëria për aftësitë rikuperuese ndaj fatkeqësive natyrore?

-Sipas indeksit të përvitshëm të FM Resiliencë, Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë
-Nuk performon mirë në menaxhimin e riskut
-Është e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve etj.

"Financial Times"/ Inflacioni, recesioni, kriza e energjisë

Trazirat ekonomike testojnë aftësinë e G7

"The Economist"/ A duhet të financojnë bankat?

Të drejtat dhe gabimet e investimit në gaz natyror

Pas reduktimit të furnizimit me gaz nga Rusia

Ekspertët paralajmërojnë recesion të rëndë në dimër

Pasojat e sanksioneve të Perëndimit

Rusët frikësohen nga trajtimet tek dentisti!