MENU
klinika

Boks

Oferta që mund të rikthejë Klitschkon

29.03.2019 - 19:06

Është folur disa herë për një rikthim të ish-kampionit të botës në boks, Wladimir Klitschko, por kjo e fundit duket më reale, pasi bëhet fjalë për një ofertë tunduese.

Tom Loeffler, menaxheri i boksierit ukrainas Wladimir Klitschko, ka bërë me dije se DAZN i ka ofruar 60 milionë stërlina ish-kampionit të botës në peshën e rëndë për t’u rikthyer në ring.

Ai ka shumë fansa. Të gjithë duan ta shohin sërish në ring. Një kompani i ka ofruar atij një shumë të jashtëzakonshme. Wladimir është një emër që në çdo moment mund të bëjë milionë, pasi të gjithë e duan”, – u shpreh Loeffler.

klitschko joshua
klitschko joshua

Klitschko mund të duelojë edhe për titullin. Ai iu afrua aq shumë titullit të kampionit të botës dy vite më parë, në duelin ndaj Joshua.

Për mendimin tim, Wladimir mund të përballet me Wilder për titullin kampion. Gjithsesi, 60 milionë stërlina janë shumë, ndaj Wladimir po mendon të veshë sërish dorezat për 3 duele të mëdha”, – u shpreh menaxheri i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video e postuar nga ish-kampioni

Wladimir Klitschko nuk harron reflekset në boks