MENU
klinika

Seanca plenare

‘Opozita e re’ voton pro projektligjet e qeverisë

13.03.2019 - 16:59

Deputetët e rinj që morën mandatet e dorëzuara nga opozita kanë votuar pro nismat e qeverisë në Kuvend.

Deputetët e larguar nga LSI-ja kanë votuar pro nismat e qeverisë, ndërkohë që i vetmi që është diferencuar ka qenë Ylli Shehu, i cili në çdo nismë ka votuar kundër.

Nga radhët e Partisë Demokratike, Alban Zeneli nuk votoi asnjë nga nismat në rendin e ditës, ndërkohë që Lefter Koka dhe Ligoraq Karamelo nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

kolana e librave

Të vetmin projektligj që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte nisma që synon të përmirësojë kushtet e konvikteve.

Projektligji ‘Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës”, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III’ mori sot 85 vota pro dhe asnjë kundër.