MENU
klinika

6 pikat ku do përqëndrohet

Opozita ndryshon planet për organizimin e protestës

20.03.2019 - 21:35

Opozita ka ndryshuar planet për organizimin e protestës ditën e nesërme, ndryshe nga herët e tjera që janë përqëndruar tek hyrja kryesore e Parlamentit.

Sipas informacioneve, plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Mësohet se pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.