MENU
klinika

Detajet

Opozita të shtunën në protestë, zbulohet agjenda e Ramës

14.03.2019 - 22:19

Ditën e shtunë opozita do të zhvillojë protestën e dytë para Kryeministrisë dhe të pestën në total në muajin e fundit.

PD dhe LSI kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protestë e madhe me pjesmarrje masive. Ndërkohë që kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunë, kur opozita të protestojë poshtë zyrës së tij.

E ndërsa në 16 shkurt, Rama ishte në Vlorë kur opozita protestoi para selisë së qeverisë, pasnesër do të jetë në qarkun e Beratit në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se takimet në këtë qark do të fillojnë që nesër në orën 14:30, ndërsa do të vijojnë të shtunën me të tjera në të gjithë qarkun e Beratit.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin