MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

OSBE/ ODHIR vjen në Tiranë, zbardhet axhenda

19.03.2019 - 12:07

Në Tiranë mbërrijnë sot përfaqësuesit e OSBE/ ODHIR për një vizitë dy ditore.

Ata do të mbërrijnë në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do zhvillojnë disa takime me përfaqësuesit e partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sot në orën 18:00, misioni i OSBE/ODIHR do zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe në orën 19:00 do zhvillojnë takim me kreun e PD Lulzim Basha.