MENU
klinika

Postimi

OSBE thirrje partive politike: Dorëzoni komisionerët

18.03.2019 - 16:06

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u bën thirrje partive politike të dorëzojnë propozimet për emrat e anëtarëve të KZAZ, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, OSBE shkruan se vonesat në propozimin e komisionerëve, vendosin në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor, ndërsa theksohet se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së KQZ-së, drejtuar partive politike, për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”, shkruhet në postim.