MENU

"Do të gjej"

Paloka nxjerr foton e efektivit dhe e kërcënon

16.03.2019 - 21:02

Demokrati Edi Paloka ka postuar një foto në Facebook, ku duket një protestues i shtrisë dhe një efektiv i Forcave Speciale.

Paloka teksa ka postuar foton ka kërcënuar hapur efektivin duke i shkruar; “do të të gjej”.

Në foto, Paloka i ka rrethuar fytyrën efektivit nga protesta e opozitës përpara Parlamentit.

Në këmbët e policit shihet një protestues i moshuar, i cili qëndron i shtrirë në tokë, ndërkohë nuk dihet nëse është dhunuar apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN