MENU
klinika

Kombëtarja

Panucci “driblon” çështjen e Durmishajt

05.03.2019 - 12:25

Situata rreth sulmuesit shqiptar Fiorin Durmishaj është komplikuar shumë, ku talenti është mes  Kombëtares shqiptare dhe përfaqësueses greke.

Durmishaj po kalon një super formë, duke shënuar gola në kupë e kampionat dhe premton të jetë një e ardhme e ndritur në Kombëtare.

I pyetur nga “Panorama Sprt” nëse ka folur apo jo me Fiorin Durmishajn dhe nëse do të jetë shqiptari pjesë e grumbullimit të parë në mars për ndeshjen me Turqinë, trajneri është përgjigjur me diplomaci, duke “dribluar”.

“Duhet të flisni me federatën, ata i bëjnë marrëveshjet (bisedimet)”, – është përgjigjur trajneri i Kombëtares shqiptare.

kombetarja stervitje e panucci

Një deklaratë që e “pason” përgjegjësinë në institucionin e futbollit në vend dhe punonjësve përgjegjës në FSHF që kanë të bëjnë me legjionarët dhe kontaktet me futbollistët e ekipeve kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN