MENU
klinika

Kombëtarja

Panucci: Respekt për Turqinë dhe jo frikë

21.03.2019 - 18:41

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panucci, është mjaft optimist për ndeshjen e nesërme me Turqinë. Ai mendon se me rikthimin e Sadikut skuadra do të gjejë golat dhe do ta nisë me fitore fazën eliminatore të Euro 2020.

Trajneri italian thekson se Turqia duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë. Panucci ka besim te grupi dhe shpreson se mund të merret edhe fitorja e parë.

Situata e skuadrës – “Djemtë kanë punuar shumë mirë, janë mirë, është një ambient i mirë. Kemi bërë atë që duhej bërë dhe mendoj se djemtë janë gati për këtë ndeshje. Deri më sot është gjithçka perfekte.”

Mungesa a golave – “Kthehet Sadiku, edhe pse nuk është në maksimumin e tij. Kemi lojtarë që shënojnë gola dhe jam i bindur se mjafton edhe vetëm një gol për të fituar ndeshjen, shpresojmë të mjaftojë.

 

Ishte problem që nuk kemi shënuar, por me kthimin e Sadikut dhe Balajt, Grezdës, Uzunit e Abazajt, kemi cilësi dhe shpresoj që djemtë të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që kanë”.

Turqia – “Sa u përket sulmuesve të Turqisë, mendoj se kam mbrojtës të mirë, që luajnë në kampionate të rëndësishme dhe duhet të bëjnë një ndeshje të madhe për të ndalur Çalhanoglun, Jillmaz e Tosun, lojtarë të rëndësishëm. Kanë mundësinë të bëjnë mirë dhe i kam parë mirë djemtë gjatë kësaj jave”.

Strategjia – “Takojmë një skuadër të fortë, kemi cilësi që do të mundohemi ta hedhim në fushë. Herën e fundit me Turqinë kemi fituar. Nëse do të na shfaqen mundësitë do të bëjmë mirë.

Respektojmë Turqinë, por do të bëjmë ndeshjen tonë, të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë një rezultat të rëndësishëm. Duhet ta fitojmë me dëshirë, mund, djersë. Por me gjithë respektin mund t’ia dalim”.

Krahasimi – “Është plotësisht e ndryshme këtë herë me Turqinë, pasi ndeshja është një kualifikuese europiane. Por di që skuadra ime ka një cilësi, kemi gjithë javën që flasim se kush jemi dhe të kuptojmë veten.

Nga aty të nxjerrim maksimumin, por skuadra thotë që mund të bëjmë mirë ndaj Turqisë. Ndaj djemtë duhet të zbresin në fushë dhe të japin maksimumin. Si them gjithmonë, nëse jemi më të fortë fitojmë, nëse janë më të aftë do tu japim dorën e shkojmë në shtëpi”.

Mungesa e Lenjanit – “Sa i përket Lenjanit, ai është thirrur 6 nga 9 herë. Kjo thirrje në dy javët e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Unë mendoj se ai nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit dhe Dukës, por Shqipërisë.

Mbi të gjitha, edhe atë që kam ftuar në rolin e tij. Të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, më vjen të qesh, më vjen të qesh ndaj ajo që mund të bëj është të pranoj kërkesën e tij. Sipas meje, ka bërë konfuzion”.

Pse mendon se mund të fitohet kjo sfidë – Jam pozitiv, duhet të jesh gjithmonë pozitiv në jetë. Duhet të jesh gjithmonë pozitiv në jetë sepse djemtë kanë punuar mirë, duhet të marrim maksimumin nga ato që kemi provuar.

Kemi cilësi për të fituar ndeshjen, siç e ka edhe Turqia. Ne duhet të provojmë gjërat që bëjmë gjatë javës në fushë me seriozitet dhe profesionalizëm. Unë kam shumë besim te lojtarët e mi.

Unë jam i bindur se kemi një skuadër që mund të paraqitet mirë në këto kualifikuese. Mund të bëjmë diçka të rëndësishme.

I kam thënë djemve që për të shkuar në Europian duhet të bëjmë diçka më shumë. Besoj se kam nëj grup me djem inteligjentë që do të bëjnë maksimumin”.

kombetarja stervitje e panucci

Për kthimin e mundshëm të Lenjanit, njëlloj si të Xhakës – Xhaka me mua është sjellë shumë mirë, superprofesionist. Unë gjykoj vetëm nga periudhë që kur jam këtu, ai dhe të tjerët kanë qenë shembullorë.

E fundit që dua të bëj është të kem probleme, djemtë me mua punojnë mirë, kemi rregulla, janë profesionistë si në klubet e tyre”.

Shanset e Shqipërisë për kualifikimin – Mendoj se jemi mina me sahat e grupit, sepse e nisim në vazon e katërt por kemi vlera të rëndësishme dhe mendoj se djemtë duhet të binden për këta vlera dhe të shkojmë të kërkojmë këtë kualifikim me Turqinë dhe Islandën.

Francën ta lëmë më vete, e të bëjmë diçka speciale Duhet të bëjmë një rrugëtim të madh. Jam i bindur që do të bëjmë një rrugëtim të mirë, djemtë do të luajnë me seriozitet të madh”.

panucci me dore
panucci me dore

Për paraqitjen e Turqisë së fundmi dhe për mungesën e Under – Futbolli turk ka uljet e ngritjet e tij, si në të gjithë Europën. Under është një lojtar i rëndësishëm, i mirë në lojën një kundër një.

Si trajner them mirë që nuk është. Por ky ekip ka edhe lojtarë të tjerë me cilësi në sulm. Ata janë një ekip patriotik, një faktor i rëndësishëm kur vesh fanellën e ndjen himnin. Këtë ia them shpesh edhe djemve”.