MENU
klinika

Aktivitetet për 2019

Parada Shqiptare në SHBA, Çamëria në fokus

26.03.2019 - 10:18

Në Diasporë, traditat dhe rrënjët shqiptare vijojnë ende të ruhen ndër breza e breza me radhë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët kujdesen me fanatizëm për këto vlera.

Ashtu sikurse është bërë traditë e përvitshme, edhe për 2019 organizatat shqiptare në Nju Jork janë mbledhur në takimin e parë të Paradës Shqiptare në shtëpinë e “Vatrës” në Bronx.

Mësohet se është vendosur që parada e këtij viti t’i dedikohet Çamërisë, në kuadër të 75-vjetorit të gjenocidit shqiptar çam nga shovenistët grekë.

Në mbledhje mori pjesë edhe deputeti i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.

“Greqia akoma nuk ka kërkuar falje dhe nuk e pranon gjenocidin””, tha ai.