MENU
klinika

Të dhënat

Paraja apo arsimimi, cila ndikon në jetëgjatësi?

09.03.2019 - 21:07

Një studim i ri ka hedhur poshtë hipotezat e së kaluarës së paraja zgjat jetën. Së fundmi është lëshuar ideja se është edukimi ai që ndikon tek jetëgjatësia.

Pagat më të larta lejojnë një fuqi më të madhe blerëse dhe rrjedhimisht ndikojnë në mënyrën e jetesës, mirëpo studimi i ri vendos në konflikt dy hipotezat.

Çfarë influencon më shumë?

Dy studiues nga Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara (SHBA) dhe Universitetit të Vienës për Ekonomi dhe Biznes (Austri) testuan dy teoritë dhe grumbulluan të dhëna analitike nga 174 shtete të botës, të mbledhura midis viteve 1970 dhe 2015. Sipas studimit megjithëse ekzistenca njerëzore lidhet ngushtë si me pagën ashtu dhe me arsimin, marrëdhënia midis jetës së gjatë dhe studimeve të mira është më lineare dhe konstante.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

PËRFUNDIMI

Një edukim më i plotë është një faktor më i mirë parashikues sesa një mirëqënie ekonomike më e lartë. Kjo, supozojnë shkencëtarët, sepse një kulturë më solide çon në zgjedhje më të shëndetshme të jetës (për shembull në mënyrën e të ushqyerit). Korrelacioni mes pasurisë dhe jetëgjatësisë lidhet me faktin se një ekonomi më e mirë krijon më shumë mundësi për zgjedhje, por jo detyrimisht të mëson të zgjedhësh.