MENU
klinika

Kategoria Superiore

Partizani bind ndaj Teutës, arratiset në krye

17.03.2019 - 19:22

Partizani ia ka dalë që të triumfojë në shtëpi përballë një rivali shumë të fortë si Teuta, duke triumfuar 3-0. “Demat” e nisën praktikisht në avantazh sfidë, pasi Bruno Telushi realizoi vetëm pas katër minutash lojë.

Gjatë gjithë pjesës së parë, të besuarit e Gegës e dominuan takimin dhe krijuar raste shumë të rrezikshme. Edhe në daljet e pakta të Teutës, vendasit ishin shumë të rrezikshëm në kundërsulm. E pikërisht nga një i tillë, erdhi dhe goli i dytë.

Asani niset në sprint dhe vjedh një top në mesfushë, i afrohet me shumë shpejtësi zonës dhe pengohet nga Kallaku. Për gjyqtarin, penallti dhe karton të verdhë për talentin e Teutës.

Ekzekutimin e penalltisë e merr përsipër Ardit Hila, mesfushori që luajti ndeshjen e parë pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë. Hila tregohet i saktë dhe shënon si “ish” në këtë sfidë, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë “Demave”.

Pjesa e dytë foli më shumë për Teutën, që nuk u pajtua me këtë rezultat, por golin e gjeti Partizani. Në minutën e 89’, Çinari shënon me anë të një kundërsulmi, duke hedhur në tapet Teutën.

Partizani u mbrojt mirë gjatë gjithë takimit dhe mori një triumf të pastër 3-0. Tashmë, të kuqtë ngjiten në kuotën e 53 pikëve, 9 më shumë nga ndjekësit e Kukësit dhe titulli kampion është në duart e tyre.

Partizani-Teuta  3-0

Telushi 4′, Hila (p) 33′, Çinari 89′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Rexhepi, Trashi, Telushi (Kote 46′), Hila, Asani (Çinari 65′), Mensah (Kardozo 74′), Mala. Trajner: Skënder Gega

Teuta: Hidi, Avdyli, Osmani, Arapi, Hakaj, Gashi (Latif 46′), Sidibe, Kallaku (Vecaj 62′), Traore (Vajushi 77′), Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha,  Gernat Qirici, Denis Agaraj; Gjyqtarë linje: Ardian Beqiri; Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Telushi 8′, Rexhepi 69′, Çinari 89′ / Progni 24’, Kallaku 32′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 25

Kastrioti thyen Tiranën, paqe në Laç