MENU
klinika

Pas Elbasanit dhe Korçës

Ekzekutimi i Gurrës, avokatët e Lushnjes bojkotojnë punën

27.03.2019 - 09:27

Rreth 5 ditë pas ekzekutimit mafioz të avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, edhe avokatët e Lushnjes janë solidarizuar me kolegët e tyre.

Pas Elbasanit dhe Korçës, avokatët e Lushnjes protestojnë për vrasjen e kolegut të tyre Gurra. Ata kanë marrë vendimin të bojkotojnë për tre ditë proceset gjyqësore.

Kujtojmë që Gurra u ekzekutua 5 ditë më parë teksa ishte i ulur në ambjentet e një lokali.

Ai njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme të ↕apajve dhe Shullazit.