Si takimi me eurodeputetët, edhe ai me zyrtarin e lartë të BE-së, Christian Danielsson, nuk ka lëkundur në qëndrimet e saj opozitën.
Pas një takimi përreth një orë e gjysmë pjesë e të cilit ishin krerët e partive opozitare, Lulzim Basha deklaroi:
“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për ti qëndruar kësaj beteje por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend”.
Basha tha se opozita e konsideron regjimin e opozitës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet.
“Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecin”.