MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Për Brexit duhet të vendosin vetë njerëzit

27.03.2019 - 15:10

Votuesit britanikë tani dine shumë më tepër rreth Brexit dhe pasojat e mundshme sesa në kohën e referendumit të 2016-ës. Duke pasur parasysh shumicën e ngushtë për largimin e Bashkimit Evropian në atë kohë, dhe bllokimi në të cilin institucionet e Mbretërisë së Bashkuar gjejnë veten tani, mbajtja e një referendumi të ri është si e përshtatshme, ashtu dhe e nevojshme.

Për njëfarë kohe, duket se kryeministrja Theresa May dhe mbështetësit e qeverisë së saj në Parlament mund të vendosnin vetë për Brexit. Por, për një kohë të gjatë, ata e mashtruan popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Por tani burrëria është kthyer. John Bercow, dhe 27 shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë fund veprimeve të padenja, duke detyruar qeverinë dhe parlamentin të vendosin.

Si rezultat, Parlamenti tani ka kohë deri më 12 prill të zgjedhë midis tre opsioneve. Mund të pranojë marrëveshjen e Brexit aktualisht në tavolinë. Mund të shtyhet, ose nëse Parlamenti nuk zgjedh asnjërën nga këto opsione, Britania largohet pa marrëveshje më 12 prill.

Për shkak se May nuk ka qenë në gjendje të sigurojë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes nga BE, Parlamenti nuk mund të votojë përsëri midis kësaj marrëveshjeje dhe një Brexit të vështirë nëse Bercow qëndron i palëkundur.

Dhe nëse BE qëndron e vendosur për marrëveshjen aktuale të tërheqjes, alternativat duhet të jenë ose një Brexit i rregullt sipas kushteve të marrëveshjes ose një referendum i dytë.

Dhe nëse do të kishte një referendum të ri, votuesit britanikë ndoshta do të duhej të vendosnin midis një Brexit të rregullt dhe të mbeteshin në BE, sepse askush nuk guxon të ofrojë një Brexit “të vështirë” si një alternativë.

Deri kohët e fundit, një ndryshim i vendimit të zgjedhësve britanikë për të dalë nga BE në vitin 2016, dukej se nuk kishte aspak mundësi. Por ndërhyrjet nga Bercow dhe BE kanë hapur një lojë krejtësisht të re, duke rritur në mënyrë dramatike mundësinë që Brexit të mos ndodhë.

Gati tre vjet më parë, votuesit britanikë nuk e dinin me të vërtetë atë që po bënin kur ata vendosën për t’u larguar nga BE. Pak njerëz kishin ide të qarta për atë që Brexit do të thoshte,. Por situata sot, pas dy vitesh negociata mbi marrëveshjen e daljes nga Mbretëria e Bashkuar, është shumë e ndryshme.

Votuesit britanikë tani dine shumë më tepër rreth Brexit dhe pasojat e mundshme sesa në kohën e referendumit të 2016-ës. Duke pasur parasysh shumicën e ngushtë për largimin e Bashkimit Evropian në atë kohë, dhe bllokimi në të cilin institucionet e Mbretërisë së Bashkuar gjejnë veten tani, mbajtja e një referendumi të ri është si e përshtatshme, ashtu dhe e nevojshme.

Për muaj të tërë, qeveria britanike ka përdorur kërcënimin e një Brexit të vështirë për të luajtur lojëra parlamentare në një çështje me rëndësi të madhe kombëtare dhe evropiane. Kjo nuk mund të vazhdojë.

Në një demokraci të vërtetë, udhëheqësit politikë duhet të njohin kufijtë e autoritetit dhe kapacitetit të tyre. Kjo është arsyeja pse Parlamenti duhet t’i paraqesë popullit vendimin nëse do të mbetet në BE ose të pranojë marrëveshjen e tërheqjes.

Hans-Werner Sinn, Profesor i Ekonomisë dhe Financave Publike në Universitetin e Mynihut, ishte President i Institutit ifo dhe shërben në Këshillin Këshillëdhënës të Ministrisë së Ekonomisë gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…