MENU
klinika

Krenare për origjinën

Për çfarë është paragjykuar Adrola Dushi ?

25.03.2019 - 11:42

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare të konkurseve të bukurisë më të komentuara edhe në media. Ajou kurorëzua Miss Universe Albania në vitin 2012. Gjithashtu ajo ka përfaqësuar vendin e saj në po këtë vit në konkursin Miss Univers.

Mirëpo përtej bukurisë për të cilën ajo është komentuar kaq shumë, Adrola rrëfen se as për atë nuk ka qenë aspak e lehtë. 

Bukuroshja rrëfen miqësinë e saj të veçantë me Kristina Bakiun, Adrola kujtoi se fillimet e saj në Tiranë nuk kanë qenë të lehta.

Ajo përmendi një fakt që me saduket nuk e ka harruar ende: Jam paragjykuar edhe për të folurën me dialekt.

Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA” tha ajo. “Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s`na merr vesh. Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran” ka pohuar ajo.