MENU
klinika

Lexojeni!

Për çfarë ju paralajmërojnë këmbët me këto 6 shenja të pazakonta?

25.03.2019 - 20:45

Trupat tanë gjithmonë do të na tregojnë kur diçka nuk po shkon siç duhet. Nëse nuk dimë se si ta dëgjojmë trupin, është një çështje tjetër krejtësisht! Këmbët tona, për shembull, janë një tregues i madh i shëndetit. Ata mund të na tregojnë të gjitha llojet e gjërave që nuk janë në rregull me trupin tonë, por vetëm duhet të dimë t’i “dëgjojmë” ato.

“Në fakt, një nga gjërat e para që një mjek i kujdesit shëndetësor do të shikojë tek një pacient i moshuar është gjendja e këmbëve të tyre, sepse mund t’u tregojë aq shumë. Këmbët e tua bëjnë shumë më tepër sesa t’ju mbajnë nga një vend në tjetrin. Ato ju japin një mënyrë të shpejtë se si të kontrolloni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ato mund t’ju tregojnë nëse keni nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe nëse një gjendje e rëndë mjekësore po fshihet në trupin tuaj, “thotë eksperti i jetesës së shëndetshme, Danette May.

Ja cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:

Këmbë apo gisht këmbe pa qime

Shumica e njerëzve do t’u pëlqente shumë t’i kishin këmbët pa qime për shkak të të gjitha përpjekjeve që duhen për t’i hequr ato. Por në të vërtetë, të paturit e këmbëve pa qime mund të jetë një shenjë e problemeve të qarkullimit të gjakut.

Nëse keni probleme të zemrës ose probleme të qarkullimit të gjakut, trupi juaj do të duhet të vendosë prioritete dhe dërgimi i mjaftueshëm i gjakut drejt këmbëve tuaja për të rritur qimet nuk ka aq rëndësi sa kanë organet tuaja jetësore.

“I njëjti problem mund ta bëjë të vështirë të gjeturit e pulsit në këmbët tuaja”, shton May.

Kirurgu ortopedik Lance Silverman, MD, thotë, “Një shkak i furnizimit të pamjaftueshëm me gjak në këmbë dhe në gishta të këmbëve është sëmundja arteriale periferike, PAD.

Kur pllakata ndërtohet në arteriet e këmbëve tuaja, rrjedha e gjakut mund të kufizohet. Nëse nuk trajtohet, PAD mund të çojë në një atak në zemër, ose madje ju vë në rrezik për amputim.

Ndërkohë që mund t’ju duket më mirë të mos kishit qime në këmbët tuaja, gjithnjë duhet të keni parasysh se ato qime janë një gjë e mirë.

Thua i zhytur në mish

Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme thonjve të këmbëve të tyre.

Këmbët janë nga të gjitha llojet e formave dhe madhësive, por një thua i zhytur në mish, me një formë të lugët, është një shenjë e anemisë, “hemochromatosis (prodhimi i tepërt i hekurit), sëmundja e Raynaud (e cila ndikon në furnizimin e gjakut të gishtat dhe këmbëve) dhe ndonjëherë e Lupus-it (një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat, indet dhe organet), “sipas Reader’s Digest.

Kur trupi juaj nuk ka hekur të mjaftueshëm, mund të ndiheni të lodhur, të dobët, bllokim të frymëmarrjes dhe simptoma të tjera. Mbani mend se anemia mund të jetë e rrezikshme, prandaj dhe kushtojuni vëmendje këmbëve dhe kontrollohuni tek mjeku juaj.

Këmbë të “akullta”

A keni vazhdimisht këmbë të ftohta? A jeni gjithmonë i pari që i vishni çorapet e trasha, madje edhe në kohën e verës?

Këmbët mund të jenë duke u përpjekur t’ju tregojnë diçka, që do të thotë se tiroidja juaj nuk është duke funksionuar siç duhet. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e qarkullimit të dobët, sepse gjaku nuk po shkon në ekstremitetet e gjymtyrëve tuaja.

Mund të vëreni se duart dhe gishtat janë gjithashtu shumë më të ftohtë se njerëzit e tjerë. Nëse keni këmbë vazhdimisht të ftohta, ia vlen të shkoni të bëni një kontroll.

Thonj të zverdhur

Thonjtë e këmbëve tuaja duhet të duken ashtu si thonjtë e duarve tuaja. Nëse kanë ndonjë ndryshim, është ndoshta një shenjë se diçka nuk po shkon mirë.

Thonjtë e këmbëve më të zakonshëm të çngjyrosur janë të verdhë dhe kjo zakonisht shkaktohet nga një infeksion fungal. Ju mund ta merrni këtë nga kudo, nga këpucët deri tek pishinat.

Fatmirësisht, një infeksion kërpudhor është i shpejtë dhe i lehtë për t’u trajtuar. Ju mund të përdorni metoda natyrale në shtëpi në mënyrë që ta mbani nën kontroll.

Përveç një infeksioni kërpudhor, “thonjtë e trashë dhe të verdhë gjithashtu mund të jenë një shenjë e një sëmundje të rëndësishme, përfshirë limfedemën (ënjtje që lidhet me sistemin limfatik), problemet e mushkërive, psoriasis ose artriti reumatoid”, sipas WebMD.

Mpirje

Asnjëherë nuk është mirë kur një pjesë e trupit tuaj është e mpirë, kështu që kur të ndjeni që këmbët tuaja janë të mpira pa ndonjë arsye të veçantë, duhet të kontrolloheni menjëherë tek mjeku.

Mpirja në këmbë mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervit ose neuropatia. Njerëzit me diabet janë të rrezikuar që të kenë kenë mpirje të këmbëve, prandaj kijeni parasysh dhe kontrollohuni nëse kjo gjë ndodh.

Këmbë të çara

Lëkura e çarë dhe e ciflusur nuk është gjë e mirë, pavarësisht se ku ndodhet në trupin tuaj. Por, për këmbët, në mënyrë specifike, lëkura e zbehtë mund të jetë një shenjë e “këmbës së atletit”, veçanërisht nëse çarjet janë me gishtërinjëve ose mund të nënkuptojë probleme me tiroiden tuaj.

“Nëse lëkura rreth thembrës suaj është e thatë, e plasaritur ose e ciflosur, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për gjendjen e tiroides. Tiroidja juaj prodhon hormone që kontrollojnë normën tuaj metabolike, presionin e gjakut, rritjen e indeve dhe funksionet e sistemit nervor “, shton Dr. Silverman.

“Këmba e atletit” është një infeksion shumë i zakonshëm, por edhe ngjitës, kërpudhor. Fatmirësisht, është gjithashtu i shërueshëm, prandaj sigurohuni që të gjeni metodat e duhura për t’u përmirësuar.

Trupat tanë gjithmonë përpiqen të “flasin” me ne dhe të na tregojnë se çfarë nuk është në rregull me ne. Këmbët tona nuk bëjnë përjashtim, ato janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u siguruar që trupat tanë po punojnë ashtu siç duhet.