MENU
klinika

U kërkon falje

Përdorimi i gazit lotsjellës, Veliu letër bizneseve afër Kuvendit

01.03.2019 - 15:39

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka dërguar një letër bizneseve në rrugën para Parlamentit.

Drejtor Veliu me anë të kësaj letre i kërkon ndjesë gjithë bizneseve dhe klientëve të tyre për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së datës 26 shkurt para Parlamentit të Shqipërisë.

Letra

I/e nderuar pronar biznesi

Në datë 26 shkurt, subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvilluan në territorin e jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, një protestë.

Protestuesit tentuan të hynin në ambientet e brendshme të Parlamentit që po zhvillonte punimet, duke thyer kordonin e parë të Policisë dhe goditur me sende të forta punonjësit e saj.