Teksa ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare, shefi për zgjerimin në BE, Christian Danielsson ka zhvilluar disa takime me të gjithë drejtuesit politik në vend.
Mëngjesin e sotëm ai e nisi me një takim me kryeministrin Rama.
Pas përfundimit të takimit me Ramën, ka ardhur reagimi i Danielsson, i cili u shpreh se ka zhvilluar një bisedë të hapur me kreun e qeverisë, ku theksin e kanë vënë tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
“Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Rama për situatën aktuale politike në vend. Shqipëria duhet të vazhdojnë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një paraqitje bindëse në qershor”, është shprehur ai pas takimit me Edi Ramën.