MENU
klinika

Njoftimi

Përjashtimi i inputeve bujqësore nga TVSH/ Tatimet: Ndihmon në…

27.03.2019 - 13:59

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton fermerët se furnizimi i inputeve bujqësore është përjashtua nga TVSH-ja.

Kështu, sipas DPT-së, me ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale që kanë hyrë në fuqi në janar 2019, kategorizohet si furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, furnizimi i inputeve bujqësore, siç janë: plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përjashtim i cili përcaktohet në nenin 51, germa ‘nj’ ligji nr. 92/2014, për TVSH-në.

Ky përjashtim sipas Administratës Tatimore u krijon mundësi shoqërive të importit dhe tregtimit të tyre që të ulin me të njëjtën masë çmimet e shitjes tek fermerët. Po ashtu, DPT shton ndër të tjera se kjo lehtësi fiskale ndihmon fermerët të reduktojnë kostot e aktiviteti bujqësore, si dhe rritjen e investimeve në bujqësi.

Për informacione të mëtejshme lidhur me llojet, emrat dhe kodet e inputeve mund të klikoni këtu.