MENU
klinika

Europa League

Përmbyset Arsenal, Inter në paqe

07.03.2019 - 20:53

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e para të fazës së 1/8 finaleve të Europa League. Rennes ka përmbysur 3-1 Arsenalin, ndërsa Inter dhe Sevilla janë ndarë në barazim, përkatësisht 0-0 me Frankfurt dhe 2-2 me Slavia Prague.

Arsenal ka luajtur me një lojtar më pak pas të kuqit të Sokratis. Ky ishte i kuqi i dytë radhazi as atij në ndeshjen ndaj Tottenham.

Ishte Iwobi ai që kaloi të tijtë në avantazh që në minutat e para të takimit dhe u duk sikur do të ishte një ndeshje e lehtë në Francë, por vendasit kanë reaguar dhe u ndihmuar nga lojtarët e Arsenal, pasi goli i dytë është shënuar nga Monreal në portën e tij.

Ndërsa për Inter, duke parë formën e mirë që po kalojnë gjermanët, barazimi pa gola nuk është një rezultat i keq, por duke parë rastet e shpërdoruara gjatë 90 minutave, Inter duhet të kishte dalë me një fitore nga Frankfurti.

Brozovic kishte mundësinë më të mirë në pjesën e parë, por ai u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Inter kishte 439 ditë pa humbur një penallti në të gjithë kompeticionet.

Villarreal ka bërë një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve duke mposhtur Zenit Petersburg 3-1 në Rusi. Ishin Iborra, Moreno dhe Mornales që shënuan për vizitorët nga Spanja.

Sevilla pritej të kishte një ndeshje të lehtë ndaj Slavia Prague, por në fund duhet të kënaqet me një barazim 2-2 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Çeki.

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Benfica-s në Kroaci. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Petkovic me penallti në pjesën e parë.