MENU
klinika

Premier League, java 30

Përmbyset Tottenham, rrezikon Champions

09.03.2019 - 18:00

Nga një kandidat për titull, tani rrezikon Champions League. Tottenham ka pësuar 3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit. Humbja e fundit erdhi sot në transfertë ndaj Southampton, që fitoi 2-1.

Ndonëse Harry Kane vijon të shënojë, goli i tij sot u përmbys në 5 minuta nga vendësit, duke bërë një hap të madh mbijetese, ndërsa nëse fiton Manchester United, “Djajtë” i rrëmbejnë vendin e tretë Tottenham-it.

Harry Kane ka kaluar Tottenham në avantazh ndaj Southampton me golin e 200-të të karrierës së tij, por vendasit i kanë prishur festën teksa kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

Newcastle ka përmbysur disavantazhin e dy golave në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola pas pushimit falë Rondon dhe Perez.

Megjithëse Ritchie humbi një penallti në pjesën e parë, skuadra e Rafa Benitez nuk është dorëzuar dhe ka përmbysur gjithçka në mënyrë spektakolare.

Cardiff ka mposhtur West Ham 2-0 brenda, ndërsa edhe Leicester ka fituar brenda ndaj Fulham me rezultatin 3-1. Bournemouth ka mposhtur 2-0 vendin e fundit Huddersfield.