Iva Tiço është një ndër gazetaret simpatike të medias shqiptare.
Megjithatë donjëherë njerëzit zgjedhin të bëjnë komente jo etike dhe të papërshtatshme për jetën private. Kjo ka ndodhur sot, por komentuesi nuk ka mbetur pa përgjigje.
Në një prej postimeve të saj, një ndjekës i ka shkruar: “Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj”.
“Se është vendi i mbushur me injorantë si ty për shembull. Pirdhu.”- i është kthyer ajo.
“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve që nuk i njohin. Dhe mbi të gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas.”- ka shkruar ajo pranë fotos ku shfaqet ajo çfarë i ka thënë komentuesi.
Vlera e një gruaje nuk varet nga statusi i saj.