MENU
klinika

Projekti i 2017

Përurohet në Nju Jork struktura gjigante, “The Vessel”

23.03.2019 - 09:28

Në metropolin amerikan Nju Jork u përurua struktura gjigante me një projektim tejet të veçantë e emërtuar “The Vessel’’.

E projektuar nga arkitekti Thomas Heatherwick, struktura në formën e hojeve të bletës gjendet në rajonin Hudson Yards, pjesën perëndimore të Manhattanit.

Godina, ndërtimi i së cilës nisi në vitin 2017, përfshin 157 shkallë, 2 500 shkallare dhe 80 pika lidhëse.

Struktura është ndërtuar në qendër të rajonit, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të ngjiten dhe të sodisin qytetin.