MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Pesë deputetë të PS kandidojnë për bashkitë, kush i zëvendëson

12.03.2019 - 17:33

Përfshirja e disa deputetëve te Partisë Socialiste në garën për kryetarë bashkie do të çojë në dorëzimin e mandatit të tyre para nisjes zyrtare të fushatës.

Ata do të pasohen nga emrat vijues të listës së kandidatëve në qarqet respektive.

Rakip Suli, deputet i Qarkut të Tiranës, do të zëvendësohet nga Eljo Hysko, kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist. Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, do të zëvendësohet nga Laert Duraj, aktualisht drejtor i Postës Shqiptare. Ilir Xhakolli, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit, do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, ish-prefekt i Qarkut të Korçës.

Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës do të zëvendësohet nga Adriana Jaku, e katërta e listës pas Lindita Nikollës. Zonja Jaku, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017- ës.

Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Desantila Tahiraj. Nëse do të kandidojë për Bashkinë e Sarandës, deputeti i Qarkut Vlorë, Alket Hyseni, do të zëvendësohet nga Elona Hodaj.

Si do ndahen deputetët në të ‘sigurtë’ apo me kandidatë

Zgjedhorja/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025!

Si do regjistrohen emigrantët dhe do të votohet me postë

PS dhe PD bien dakord për votën e Diasporës!

Përpiqet të kursejë për ‘transformimin’

BBC, shkurton 500 vende pune!