MENU
klinika

Siguria rrugore

Pikat e rrezikshme në Qafë Thanë, nis puna për muret mbrojtëse

09.03.2019 - 09:50

Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen dhe për Sigurinë Rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur punën për të eliminuar pikat e rrezikshme në aksin rrugor të Qafë Thanës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shoqëruar nga drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, kanë inspektuar punimet, në njërën prej këtyre pikave, e cila për shkak të rrëshqitjeve të skarpatit ishte kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës.

“Fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar është plotësisht tek Strategjia e Sigurisë Rrugore. Ky është një aks i rrahur me problematikë të shtuar tek i cili ne sot po ndërhyjmë, por ashtu siç e kemi thënë dhe në inspektimet e mëparshme fokusi ynë është në sigurinë rrugore dhe ne nuk do të rreshtim pa zgjidhur të gjithë problematikën që sot hasim në akset rrugore.”, u shpreh ministrja Balluku.

Ndërkohë, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato bëri të ditur se investimi në fjalë parashikon ndërhyrjen për mbrojtjen dhe përforcimin e skarpatës me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra, për një gjatësi gati 82 metra linear.

“Është vlerësuar nga ana e konsulentëve se duhet të ndërhyhet në mënyrë që të bëhet një investim për mbrojtjen dhe përforcimin e kësaj skarpate me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra për një gjatësi gati 82 metra linear. Është një investim i cili do të sigurojë këtë aks shumë të rëndësishëm kombëtar për qarkullimin e mjeteve të zakonshme dhe të mjeteve të rënda sigurinë rrugore për të gjithë drejtuesit por sigurisht edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në këtë segment”, tha Qato.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin