29.03.2019 - 16:45
Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për një nga anëtarët e arrestuar të grupit Bajri.
Bëhet fjalë për Emrah Plaku, 22 vjeç, i cili do të këtë të sanksionuar të komunikojë vetëm me avokatin e tij, ndërsa akuza kryesore e ngritur ndaj tij lidhet vetëm për armëmbajtje pa leje.
Ky i fundit u arrestua me 6 shtator të viti të kaluar në qytetin e Shkodrës dhe me vendimin e sotëm, atij i ndalohet në mënyrë kategorike që të largohet nga shtëpia e tij në qytetin verior.