MENU

Eurostat

Plakja e popullsisë ka “vënë poshtë” këto qytete

15.03.2019 - 13:13

Sipas statistikave rajonale të Europës, zhvilluar nga Eurostat vihet re se disa qytete në Shqipëria po ‘mposhten’ nga plakja e popullsisë.

Sipas këtyre të dhënave, qytetet më të plakura janë:

-Gjirokastra, mosha mesatare 38.2 vjeç
-Saranda, mosha mesatare 37.2 vjeç
-Lezha, mosha mesatare 36.6 vjeç

Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë:

-Dibra, me moshë mesatare 34.4 vjeç
-Tirana, moshë mesatare 34.5 vjeç
-Kukësi, moshë mesatare 34.8 vjeç

Si renditet Shqipëria në Europë:

-Në Europë Shqipëria ka moshën më të me 35.4 vjeç.

Faktorët që po çojnë drejt plakjes së shpejtë të popullsisë:

-Ndryshimet e forta demografike
-Rënia e numrit të lindjeve
-Emigracioni i lartë

Mosha mesatare e popullsisë në Europë:

-Mosha mesatare ëshë 40-47 vjeç
-Rajonet e Gjermanisë së veriut, moshë mesatare 47 vjeç

Rajonet më të plakura janë:

-Italia e Veriut
-Spanja

Raporti i varësisë së të rinjve në Shqipëri:

-Në vitin 2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%
-Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë./ E.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo domosdoshmërisht një popullsi e re nënkupton ekonomi të begatë

A kumton shkatërrim të ekonomisë plakja e popullsisë në SHBA?