MENU
klinika

Ish-trajneri kuqezi

Plasin ofertat për Panuccin në Itali

24.03.2019 - 15:07

Ende pa u mbushur dy ditë nga shkarkimi në krye të Kombëtares shqiptare, për Christian Panuccin kanë plasur ofertat, kryesisht nga Serie B në Itali.

Trajneri është kthyer dje në mëngjes në Itali dhe ka filluar menjëherë punën për të gjetur skuadrën që do të drejtojë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

“Calciomercato” ka bërë me dije se e ardhmja e Panuccit është në Serie B, ku një sërë skuadrash janë alternativë për të. Në krye të listës qëndron Salernitana, por nuk përjashtohet as Perugia, ku në fund të sezonit mund të zërë vendin e Nestas.

Në listën e Panuccit janë edhe dy skuadra nga Serie A, të cilat parashikohen se në sezonin e ardhshëm do të luajnë në B. Bëhet fjalë për Chievon dhe Frosinonen, të cilat mbajnë vendin e fundit dhe të parafundit në renditje.

Kujtojmë që përpara se të drejtonte Shqipërinë, Panucci pati udhëhequr dy skuadra në Serie B, Livornon dhe Ternanan. Kështu që ai e njeh mirë këtë ligë, që mund të jetë pastaj një trampolinë për Serie A ose ekipi tjetër kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN