Mbështetja në ndeshjen e parë për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë nesër ndaj Turqisë, natyrisht që është më e nevojshme se për ndeshjet e tjera.
Si duket, pavarësisht zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ketë mbështetje edhe në Shkodër dhe madje vijnë edhe tifozë nga Kosova.
Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”. kanë mbështetur gjithmonë kuqezinjtë dhe nesër do të jenë në Shkodër. Vetë tifogrupi nëpërmjet një postimi ka bërë me dije detaje nga udhëtimi për në Shkodër.
“Plisat” do të udhëtojnë të organizuar në mbështetje të Kombëtares kuqezi. “PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër (e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiumit”, – shkruhej në njoftimin e tifogrupit.