MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Plot gola në Durrës, por nuk ka fitues

12.03.2019 - 19:03

Ndeshja e parë çerekfinale për Kuëpn e Shqipërisë mes Teutës dhe Kukësi ka prodhuar shumë gola në Durrës, porn ë fund është mbyllur 2-2, duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Të besuarit e Armando Cungut nuk arritën të ruanin një avantazh prej dy golash, duke u barazuar në pesë minutat e fundit.

Fillimisht, ishte Rexhinaldo ai që shënoi, duke i dhënë avantazhin Kukësit në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, pritej reagimi nga skuadra e Teutës, por ishi sërish verilindorët ata që shënuan. Një aksion perfekt konkretizohet me gol nga Shkurtaj, i cili u aktivizua në pjesën e dytë.

Kur mendohej se Kukësi e kishte fituar ndeshjen, Teuta u zgjua dhe arriti të barazojë gjithçka. Fillimisht ishte sulmuesi Bushiç ai që shënoi, duke rihapur takimin në minutën e 85’.

Ndërsa në sekondat e fundit, Hakaj shënon një gol fantastik, duke i çuar skuadrat në ndeshjen e kthimit në barazim 2-2.

konica sportkonica sport mobile

TEUTA – KUKËSI  2-2

Bushiç 85′, Hakaj 90′ / Rexhinaldo 45′, Shkurtaj 53′

Teuta: Hidi, Frashëri (Avdyli 65′), Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Kallaku, Progni (Vecaj 46′), Traore (Gashi 72′), Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Rroca (Xhemaili 75′), Dzaria, Limaj, Ethemi (Rama 63′), Çyrbja, Rexhinaldo (Shkurtaj 47′). Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Ermal Barushi, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Frashëri 60’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN