22.03.2019 - 10:55
Këngëtari i hip hopit Gjiko i cili është duke shijuar ndjesinë e të qenit baba i një djali që e quajtën Zëri së bashku me bukuroshen Elita Rudi, duket se nuk po bëhet gati për projekte muzikore, por për kënaqsi përgjatë verës që po afron.
Gjiko njihet si një adhurues i sporteve ekstreme.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se ka blerë motoskaf.
Më parë është spekuluar se ai ka bërë të vetin edhe një jaht mjaft luksoz.