Pas vendimit për ndërprerjen e kampionatit, si shkak i dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti në Kamëz, në sfidën ndaj Laçit, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka takuar Kryeministrin Edi Rama.
Siç raporton “Telesport”, është biseduar në lidhje me aktivizimin e policisë në stadiume, pasi heqja e tyre dështoi si eksperiment, duke parë incidentet që ndoqën njëra-tjetrën.
Duka dhe Rama kanë menduar një strategji e cila duhet të funksionojë, si në trajtimin e episodeve të dhunës, pra përndjekja ligjore për subjektet të cilat ushtrojnë dhunë dhe krijojnë trazira, ashtu edhe për ndoshta pagesat ekstra të policisë.
Do të studiohet një ligj i ri, që mund t’i japë mundësi policisë të përfitojë edhe nga klubet, që aktualisht paguajnë rojet e sigurisë. Sakaq, u diskutua edhe që java në fjalë të zhvillohet dhe mos ketë shtyrje.